Gjilan, 17 gusht 2021 – Investimet e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme në të gjitha dimensionet, që përfshijnë infrastrukturën dhe modernizimin e saj në funksion të shfrytëzimit funksional dhe shërbimeve më të mira për qytetarët kudo që ata jetojnë.
Komuna e Gjilanit në lagjen “Iliria” ka investuar rregullimin e parkut, parkingjeve dhe hapësirës rekreative për fëmijë që ka ndryshuar pamjen e lagjes, ka krijuar qasje funksionale për banorët, hapësirë më të mirë për sektorin e biznesit dhe njëkohësisht është eliminuar degradimi i saj.
Ky projekt që është rregulluar në një hapësirë prej 3060 metra katror me 50 vende për parking të veturave për banoret dhe bizneset, me këndin e lojërave për fëmijë në sipërfaqe prej 150 metra katror, ndriçimin publik dhe gjelbrimin, i ofrojnë qytetarit hapësira të përbashkëta publike dhe lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj lagjeje. Ky projekt ka kushtuar 84,443.63 euro dhe tashmë është vendosur një standart model i organizimit në këtë lagje, duke eliminuar kështu anarkinë e cila mbizotronte më parë.
Për ndryshe, bazuar në planifikimin e Komunës së Gjilanit, me standart të tillë, për kushte më të mira për banorët, do të punohet vazhdimisht, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë më i lartë dhe vlera e pronës private gjithnjë e më shumë të ngritet.