Gjilan

Ish-deputetja Labinotë Demi-Murtezi kalon në Vetëvendosje

Ish-deputetja  e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Dem- Murtezi ka kaluar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Një gjë të tillë e ka bërë vet ëish-deputetja, e cila ka theksuar se angazhimin e saj politik tash e tutje do t’a ketë në Lëvzijen Vetëvendosje.

Në profilin e saj në facebook, Labinotë Demi – Murtezi ka shkruar:

Më lejoni t’ju njoftoj se angazhim tim profesional dhe ambicien time politike, tani e tutje do t’ia kushtoj Lëvizjes VETËVENDOSJE! 
Tashmë dy vite duke kundruar skenën politike nga distanca dhe duke vlerësuar mendimet tuaja, kam ardhur deri në këtë përfundim, për të cilin jam shumë e sigurtë dhe e bindur se është rruga më e mirë për vendin dhe popullin tonë.
Mbetem e përkushtuar të punoj me të gjithë aktivistët dhe dashamirët, për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, me programin dhe lidershipin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

You Might Also Like