ARSIMI

Ish-drejtori i Arsimit, Bujar Nevzati, me dedikim prekës për dy mësimdhënësit e Përlepnicës që sot ndërruan jetë

  Bujar Nevzati
Të nderuar qytetarë:
Në këtë kohë të rëndë për vendin tonë me arrestimin e liderëve të UÇK-së dhe me gjendjen e pandemisë Coivd-19, e cila ka prekur edhe familjen time ku edhe jemi në vetizolim, më preku thellë vdekja e dy mësuesve Nehat Rrahmani dhe Fetah Hajrullahu.
Lajmi për vdekjen e dy veteranëve të arsimit, më pikëlloi shumë, sepse ikën shpejtë dhe paparalajmërim.
Dy arsimtarët tanë ishin njerëz me vyrtyte të larta njerzore, shquheshin për zgjuarsi, pedantëri , sinqeritet, e atdhedashuri.
Këta dy mësues I takonin gjeneratës së dytë të mësuesve , të cilet tërë jetën ia kushtuan arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.
Këta nuk ishin vetëm mësues të dalluar, në shkollat ku punuan, por ishin edhe edukatorë të palodhur me rininë e fshatit.
Që të dy ishin nga themeluesit e parë të shoqërisë kulturore artistike “Kosovarja” dhe klubit të volejbollit në Përlepnicë, ku punuan me vite të tëra dhe me suksese të shumta.
Të dy ishin të angazhuar edhe në aktivitete politike aktive, deri në përfundimin e luftës por edhe pas saj.
E nderuara familje Rrahmani dhe Hajrullahu:
Sot ata janë ndarë vetëm fizikisht nga ne, sepse vepra dhe kontributi i madh i tyre për shoqërinë e Përlepnicës dhe Gjilanit do të jetojë gjithmonë.
Le të mbeten veprat e tyre mësim dhe udhërrëfim i përhershëm për gjeneratat e reja.
Ndihem krenar që pata fatin të jem nxënës i tyre dhe bashkëpuntor për vite të tëra me ta.
Lavdi jetës dhe veprës, lamtumirë mësuesi Nehat dhe mësuesi Fetah!

You Might Also Like