Gjilan

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa përkrah projektin për ,,Bulevardin e Qytetit,,

Qemajl Mustafa për projektin ,,Bulevardi i Qytetit,,

Projekt fortë i rëndësishëm për Gjilanin me rrethinë, studimi i fizibilitetit i të cilit është kryer diku herët në vitin 2012 nga një ekip profesionistësh të BE-së. Në kuadër të ekipit, në cilësinë e këshillëdhënësit por edhe asistentit e përkthyesit ishte Gezim Tosuni (profesor ne UKZ dhe UP) dhe tani anëtar i bordit në KOSTT.

Më kujtohet një detal kur udhehëqesi i ekipës (një aziatik, me gjasë indian, i urtë e shumë punëtor) tha “me duart tona i kemi hapur mbi 4000 puseta për me i matur dimensionet e tyre dhe rrjedhshmërinë neper to…”

Më kujtohet po ashtu qe ishin tre skenarë të mundshëm për realizim: njëri në vlerë prej rreth 19 mil. euro, tjetri rreth 24 mil. euro dhe një tjetër që ishte me gjithëpërfshirës ishte rreth 30 mil. euro.

Fjala ishte për vendosjen e rrjetit te ri të kolektorëve (tubacioneve) për ujërat fekale të qytetit dhe tubacionet kryesore nga qyteti, nëpër Malishevë e deri te fabrika (impianti) për trajtimin e ujit fekal pranë lumit Morava në Uglar.

Ky dokument ishte rreth 70% i detajuar dhe thuaja se ishte projekt ekzekutues.

Më vjen keq që është zvarritur kaq shume si rezultat i burokracisë qe ekziston brenda mekanizmave te BE-së por edhe nga bllokadat afatgjata në Kuvendin e Kosovës për (mos)miratimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare!

Qoftë kjo e shkuar. Sot, po më vjen forte mirë që ky projekt i jashtëzakonshëm për komunën tonë (për qytetin dhe fshatrat përreth) po nis e po jetësohet.

Me plot zvarritje e me plot probleme, por edhe autostrada do të kryhet po shpresoj sa më shpejtë.

Zhvillimi ky është. Ka vend për shumë kritikë por, gjërat po ndodhin nga një mandat qeverisës në tjetrin pa dallim e po realizohen megjithatë.

You Might Also Like