Futboll

Ish-lojtari i Dritës kalon te Prishtina

Leonit Abazi i ka dhënë fund spekulimeve duke nënshkruar me skuadrën e re.

Ashtu siç ka raportuar Gazeta SHESHI, mbrojtësi i majtë gjilanas ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin kryeqytetas Prishtinën.

Abazi është prezantuar në stadiumin Fadil Vokrri me fanellën e klubit kryeqytetas.

Së fundmi mbrojtësi i majtë ishte pjesë e kampionëve të shumëfishtë të Shqipërisë, Skënderbeut.

 

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha dhe kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhje”.

“Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Evropë”.

“ E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjell edhe sa isha në Shqipëri sikurse edhe kryetrajnerin Josa të cilin e kam pasur trajner edhe në Skënderbe. Është trajner me përvojë dhe kam shumë respekt të madh për të”, ka thënë Leonit Abazi.

Kujtojmë që për Abazi interesim kanë shprehur edhe Drita dhe Gjilani.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like