SPORTI

Ish-profesori e trajneri Hafiz Gashi nderohet me medaljen presidenciale të meritave

Sot, zemrat tona janë të mbushura njëkohësisht me dhimbje dhe krenari të thellë, teksa kujtojmë jetën dhe veprën e më të dashurit tonë, Prof. Hafiz Gashi.
Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave është një nder i madh për familjen tonë dhe një vlerësim i merituar për gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ne i jemi shumë mirënjohës për këtë vlerësim që nderon jo vetëm figurën e tij, por edhe vlerat për të cilat ai jetoi dhe punoi.
Ai nuk ishte vetëm një pedagog, sportist e udhëheqës i dalluar, por për ne dhe nxënësit e sportistët tanë, ai ishte shtylla jonë, frymëzimi ynë dhe shembulli më i lartë i përkushtimit dhe dinjitetit.
Në vitet më të vështira për vendin, ai qëndroi i palëkundur, duke i shërbyer arsimit dhe sportit edhe në rrethana të jashtëzakonshme, gjithmonë me besim se e ardhmja ndërtohet me dije, guxim dhe dashuri për atdheun.
Si familje e tij, ne ndjejmë mungesën e madhe, por edhe krenarinë e pamatshme për të. Trashëgimia e tij do të jetojë mes nesh dhe mes të gjithë atyre që ai i mësoi, i udhëhoqi dhe i frymëzoi.

You Might Also Like