Gjilan

Ismajli: Është koha vendimtare që gastronomët të përkrahen fuqishëm

Gastronomët tanë kanë kaluar sfida të mëdha që nga pandemia që i goditi rëndë, e deri te politikat jo të favorshme të qeverisjes aktuale. Prandaj është koha të sigurohet një qasje më e drejtë ndaj tyre. Duhet të ketë një orar pune të qëndrueshëm e të pandryshueshëm, që të mos dëmtohet kjo kategori që gjeneron ekonomi dhe vende pune për qindra familje. Të krijohet një rregullore e balancuar për ndotjen akustike, që të jetë në favor të gastronomëve, por edhe të qytetarëve për t’u siguruar që lokalet të funksionojnë lirisht, ndërsa qytetarët të kenë qetësinë e tyre. Gjilani ka një rini dhe qytetarë që kanë nevojë për argëtim, relaks dhe hapësira të lira kulturore e sociale, e gastronomia është pjesë e rëndësishme e kësaj jete. Është koha vendimtare që gastronomët të përkrahen fuqishëm, sepse përmes tyre përkrahet zhvillimi ekonomik, turizmi, kultura e argëtimit dhe vetë qyteti ynë.

Arbër Ismajli, kandidat për kryetar të Gjilanit

You Might Also Like