Gjilan

Ismajli jep lajmin e mirë për mundësinë e lehtësimit të masave më 4 maj

Gjilan, 30 prill 2020 – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e emergjencave, ka  njoftuar se pas takimit të djeshëm në MAPL, kanë marrë lajme të mira për mundësinë e masave lehtësuese që po pritet të ndodhin më 4 maj.

“Këto masa Gjilani ka nisur t’i zbatojë më herët. Gjendja në komunën tonë është e qetë dhe shpresojmë shumë që ta kalojmë sa më lehtë situatën me Covid-19. Por, ju lutem që të vazhdoni t’i respektoni masat mbrojtëse dhe të qëndroni në shtëpitë tuaj”, ka thënë Ismajli, në konferencën për gazetarë.

Mesazhet e tyre për publikun i kanë dhënë edhe Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ushkin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë dhe Fejzulla Berisha, drejtor i QKMF’së.

Nga 22 marsi në Gjilan janë konfirmuar 51 persona të prekur me Covid-19, 23 janë shëruar plotësisht, 23 janë në vetizolim, 3 në hospitalizim dhe 2 kanë ndërruar jetë.

You Might Also Like