Arbër Ismajli
Kultura politike e LDK-së është e ndërtuar mbi parimin e demokracisë, besimit e reflektimit. Brenda LDK-së ka njerëz potencial që dinë t’i dalin zot këtij vendi, e mbi të gjitha, ka fytyra politike të cilët ndërtojnë klimë besimi tek qytetarët.
Lidhja atipike e disa personave ndërmjet klimës politike të Podujevës me Gjilanin, është tejet e gabuar, dhe joreale. Qytetarët e Gjilanit kanë të ndërtuar besim, bindje dhe kulturë qeverisëse, e cila reflekton drejtpërsëdrejti në jetën publike e institucionale të tyre.
Ata e dinë më së miri t’i dallojnë kandidatët potencial të tyre. Bindja e tyre në bastionin e vjetër është pjekuri e cila arrinë të ndërtohet ndër vite.