Gjilan

Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja është nën kontrollë

Gjilan, 18 mars 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me Komisionin për emergjencë, ka vizituar ekipet në terren të QKMF-së dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, duke qenë në kontakte të vazhdueshme me Spitalin Regjional dhe institucionet tjera, ka konfirmuar se gjendja është e qetë dhe nuk ka vend për panik në asnjë moment, por,  ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

“Deri më tani nuk e kemi asnjë rast të prekur me Covid19. Masat e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme, ku sot në bashkëpunim me kompanitë private është bërë dezinfektimi i rrugëve dhe trotuareve, është përfunduar tashmë dezinfektimi i të gjitha objekteve publike të Komunës së dhe atyre shëndetësore, duke përfshirë edhe institucione të tjera në nivelin lokal”, tha Ismajli.

Ai ka potencuar gjithashtu se rekomandimet e komisionit dhe vendimet e kryetarit Haziri janë duke u respektuar në përpikëri në terren, sa i përket masave mbrojtëse dhe parandalimit të virusit Covid 19.

Prandaj, sipas nënkryetarit të Gjilanit, duke u bazuar në institucionet e shtetit që janë duke punuar vazhdimisht dhe me theks të veçantë kundër koronavirusit, njoftojmë të gjithë qytetarët se nuk ka vend për shqetësim, por vetëm për kujdes dhe qëndrim në shtëpi.

“Shëtitjet, takimet familjare dhe shoqërore të evitohen deri sa të kaloj kjo masë me të cilën po ballafaqohet vendi ynë”, ka porositur ai.

You Might Also Like