Pasi është bërë me dije se Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për trajtimin e qenëve endacakë, Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit ka postuar një proejkt tjetër nga një investitor zvicerano- kosovar dhe ka theksuar:
“Ky projekt prej 700 mijë euro, nga një investitor zvicerano-kosovar, ka ardhur në komunë përmes këshilltarëve tanë. Synon ndërtimin e një qendre moderne për trajtimin e qenve endacakë me shumë pak kosto për komunën.
Fatkeqësisht, pushteti aktual e ka refuzuar bashkëpunimin dhe e ka lënë projektin në harresë. Ne jemi të përkushtuar ta implementojmë atë me transparencë dhe profesionalizëm sapo qytetarët të na japin besimin.
Qytetarët e Gjilanit meritojnë shërbime cilësore dhe zgjidhje reale, jo vonesa dhe indiferencë. Po na vie koha për veprime të përgjegjshme për qytetarët tanë!”, ka thënë Arbër Ismajli.