Gjilan, 26 shtator 2019 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka vlerësuar lartë organizimin e festivalit ndërkomnbëtar për fëmijë “Kosova Rissing Stars”, edicioni i dytë, i cili mblodhi në Gjilan 13 shtete, nën organizimin e QKA “Mollëkuqet”.
“Edicioni i dytë i “Kosova Rissing Stars” vërtetë ishte i jashtëzakonshëm për faktin se 13 shtete të botës zbarkuan në Gjilan dhe fëmijët tanë e patën rastin të shkëmbejnë përvoja me 13 kultura të ndryshme. Ky është edhe një rast tjetër që dëshmon se Gjilani, siç e ka thënë kryetari Haziri, është kryeqytet kulturor. Urime në veçanti organizatores dhe drejtoreshës së këtij festivali,
Arta Haziri Nuhiu”, ka thënë nënkryetari Ismajli.
Përndryshe, ky festival ka pasur karakter garues, ku edhe janë shpërblyer fituesit e të gjitha ketegorive, ndërkaq shumë ftesa u bënë nga shtetet të ndryshme për pjesëmarrje të Gjilanit festivalet tyre.