Gjilan

Izmi Zeka emërohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, ka emëruar z. Izmi Zeka si shef të shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ky vendim pasqyron rëndësinë që PDK i kushton organizimit dhe mobilizimit në prag të fushatës zgjedhore, duke i besuar këtë detyrë një personaliteti me përvojë të gjatë në politikë dhe institucione shtetërore.
Z. Izmi Zeka ka qenë për vite të tëra pjesë aktive e jetës politike dhe shoqërore në Kosovë, duke mbajtur funksione të ndryshme udhëheqëse dhe duke dëshmuar përkushtim ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimit të vendit.
Me emërimin e tij, PDK e Gjilanit synon të forcojë strukturat e brendshme dhe të garantojë një fushatë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe fituese, duke mbështetur kandidatin për kryetar të komunës, z. Riad Rashiti.
Përvoja e gjatë e Izmi Zekës në politikë dhe institucione është një garanci shtesë për suksesin tonë në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai do të udhëheqë me profesionalizëm dhe përkushtim të madh punën e shtabit zgjedhor.

You Might Also Like