Ajo që dallon Presidentin Ibrahim Rugova nga politikanët në Kosovë, regjion e Europë është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve. Ai ka bërë procesin dhe i ka detyruar të tjerët të merren me proces. Pra, Presidenti Rugova ka iniciuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Faleminderit Haki Rugova. Nder që po e shpalosim këtë figurë kolosi, i cili i realizoi ëndrrat tona. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Presidentit Rugova!
Lutfi Haziri