Ndeshja FC Differdange 03 – Drita e vlefshme për xhiron e parë të UEFA Champions League do të zhvillohet të martën, më 15 korrik 2025 në Stadiumin Municipal të qytetet Diferdanzh (Stade Municipal de la Ville de Differdange) në Oberkorn, një lagje e qytetit Differdange në Luksemburg.
Ky stadium është ndërtuar nga maji i vitit 2011 deri në gusht 2012, kurse inaugurimi i tij është bërë më 5 gusht 2012 dhe është pronë e komunës Differdange. Ai ka një kapacitet prej 3 mijë ulseve, kurse për ndeshje ndërkombëtare është i limituar në 1800 ulëse. Është me bari natyral, pa sistem ngrohës dhe pa pistë për atletikë. Fusha është e gjatë 106 metra dhe e gjerë 67 metra, ka parkingun dhe afër tij ndale treni, kurse pranë ka edhe një fushë ndihmëse me bari artificial.
Para inaugurimit të tij, FC Differdange 03, ndeshjet i zhvillonte në një stadium me kapacitet më të madh 6000 – 7000 ulëse, por ai ishte i vjetër, i ndërtuar më 1922. Fillimisht ishte planifikuar zgjerim për të shërbyer si stadium kombëtar (kapacitet deri 8,200), por plani u anulua. Në vitin 2021 u përmirësua sistemi i drenazhit dhe bari u rinovua. /kryelajmi.com/.