Ndeshja e mbetur e xhiros së parë, Fushë Kosova – Gjilani, që ishte shtyer nga FFK për shkak se Gjilani kishte telashe organizative me të filluar stinori 2023/24, ka mësuar datën e zhvillimit.
Dueli do të luhet nesër, e mërkurë më 11 tetor me fillim prej orës 15:00 në Stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, pasi që Fushë Kosova ndeshjet si vendas po i luan aty.
Derisa Fushë Kosova nga tetë ndeshje të zhvilluara ka 2 pikë dhe është e fundit në Superligë (e dhjeta), Gjilani është i teti me 8 pikë nga po aq ndeshje.