FC Drita dhe FC Ferizaj do të ndeshen ditën e shtunë me fillim në ora 15 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. FC Drita për momentin gjendet në pozitën e dytë dhe bashkë me Ballkanin e Suharekës po lufton për titullin e kampionit, derisa FC Ferizaj po lufton me mish e me shpirt për të mbetur në Superligën e Kosovës. Këto të dhëna e bëjnë edhe më interesante këtë ndeshje, kurse pikërisht kjo ndeshje do shpalos se cili nga trajnerët, greku Vavalis, apo kroati Panadiq do të jenë më të sukseshëm./kryelajmi.com/.