Ndeshja Drita – Drenica do të hap xhiron e 32 të Superligës së Kosovës në Futboll. Drita që në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje ndaj Gjilanit, sërish do të jetë vendase, kësaj radhe kundër Drenicës, ndeshje në të cilën bardh e kaltrit cilësohen favoritë.
Kjo ndeshje do të luhet të martën, me fillim në ora 17. Pas kësaj ndeshje, Drita me interes do të pret derbin në mes të Gjilanit dhe Ballkanit. Fitorja e njërit nga këto ekipe do të mbaj garën të hapur për titull kampioni dhe dalje në Evropë, kurse fitorja e Dritës ndaj Drenicës dhe barazimi eventual në ndeshjen tjetër do të kishte kuptimin e festës së Dritës si kampione e Kosovës.