Futboll

Ja të arriturat e FC Drita në garat evropiane

Në kuadër të Conference League, sonte me fillim në ora 20, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kampionia e Kosovës në Futboll, FC Drita do të përballet me ekipin nga Luksemburgu FC Differdange 03.

Këto dy ekipe ishin përballur në muajin korrik edhe në kuadër të Champions League, garë në të cilën më e mirë ishte FC Drita duke ngadhënjyer dy herë në Prishtinë dhe në Luksemburg me rezultat 1:0, gjegjësisht 3:2. Kjo do të jetë ndeshja jetike për të dy ekipet, ngase fituesi nga këto dy ndeshje do të futet në fazën e grupeve në Conference League.

Kryelajmi.com, ua paraqet rezultatet e FC Drita në garat evropiane.

Gara Ndeshje Fitore Barazime Humbje G+ G- GD Fitore %
UEFA Champions League 10 5 0 5 12 14 −2 50.00
UEFA Europa League 4 1 1 2 4 5 −1 25.00
UEFA Europa Conference League 10 3 3 4 9 9 0 30.00
Gjithësej 24 9 4 11 25 28 −3 37.50

You Might Also Like