Futboll

Jackson Ferreira karrierën e vazhdon në Shqipëri

Jackson Ferreira është prezantuar te Teuta në Superioren e Shqipërisë.

Ferreira, i cili ditë me parë ka mbyllur bashkëpunimin me Gjilanin, ka vendosur ti bashkohet Teutës nga Shqipëria, shkruan Gazetasheshi.com

Mbrojtësi në një prononcim të shkurtër dhënë për Gazeta “Sheshin”, ka treguar se ka pasur oferta nga disa skuadra tjera, por vendimi i tij ka qenë ta zgjedhë Teutën.

“Po kam pasur edhe disa oferta tjera, por kam vendosur ta zgjedh Teutën”, deklaroj fillimisht Ferreira.

Ndërsa sa i përket synimit me “Djemtë e Detit”, 29 vjeçari tha se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve me skuadrën shqiptare.

“Unë dua të jem kampion me Teutën dhe të luaj Ligën e Kampionëve”, përfundoi Ferreira.

Ferreira me Teutën ka kontratë deri në përfundimin e sezonit.

You Might Also Like