Autor: Skender Berisha
Periudha e pasluftës erdhi me një sërë ndryshimesh në vendin tonë. Jeta në bashkësi mbeti vetëm se një histori në memorien tonë. Ishte mungesa e kushteve dhe mundësive që detyronte familjet të jetonin në bashkësi më të mëdha familjare, duke krijuar rregulla brenda familjes dhe duke respektuar njëri tjetrin. Në kohët e sotme është evidente se këto rregulla janë thyer dhe ka ndryshuar gjithqka, janë vënë rregulla të reja të ndikuara sidomos nga zhvillimi i teknologjisë, pasi që bota tani konsiderohet e vogël, dhe informacioni shpërndahet në kohë reale. Këto ndryshime të shpejta bota perëndimore i ka pranuar më lehtë, pasiqë kanë qenë vetë akterë të zhvillimeve, dhe jeta në bashkësi kishte kohë që nuk bëhej më. Por, sipas të dhënave në shumë dokumentarë dhe mjete informimi të shkruara, në SHBA kohëve të fundit ka disa levizje në drejtim të asaj që jeta në bashkësi të rikthehet sikurse në vitet e ’60-ta, pasi që shpenzimet e banimit dhe ushqimit nuk po mbulohen lehtë, dhe shumë qifte amerikane kanë filluar të ju bashkohen familjareve të tyre në mënyrë që të ulen kostot e jetesës dhe të ngritet standardi dhe mirëqenia e tyre. Gjithashtu edhe në vendet skandinave ka kohë që jeta në bashkësi ka ndryshuar, qindra mijëra qifte të moshuar apo njëri nga ta jetojnë të vetmuar. Perëndimi po kalon një fazë të rëndë sa i përket rritjes së natalitetit, dhe si rezultat ka filluar të tkurret popullsia në Evropë dhe ShBA. Shtetet e lindjes gjithashtu kanë probleme nga më të ndryshmet, por problemet e shteteve perëndimore asnjehëre nuk kanë arritur të gjejnë vend në shtetet e lindjes. Edhe në Kosovë po heshtet kjo qështje. Zvogëlimi i popullsisë është evident dhe kjo do të sjellë pasoja afatgjatë. Edhe levizjet e popullsisë do të kenë efekte domino dhe të pariparueshme në të ardhmen. Politika kosovare asnjëherë nuk e ka pasur në prioritetet e saj natalitetin dhe rritjen e popullsisë, gjetjen e mënyrave dhe mbështetjen e familjeve me mjete materiale për çdo lindje, dhe përkrahjen e tyre edhe gjatë një periudhe kohore sikurse e kanë shtetet
perëndimore një standard të tillë. Gjatë kësaj periudhe të pasluftës një pjesë relativisht e madhe e qytetarëve të moshës së re kanë lëshuar vendin për një jetë më të mirë, duke gjetur strehim në shtetet perëndimore, vende të cilat natalitetin e kanë problem të kahmotshëm, dhe gjithsesi shqiptarët si racë e bardhë, e bukur dhe inteligjente, lehtë të integrueshëm kanë qenë të mirëseardhur. Tani një pjesë e qytetarëve që kanë lëshuar vendin dhe janë vendosur në diasporë, kanë krijuar një jetë të re dhe janë integruar në shoqëritë ku jetojnë, dhe shpresat që të kthehen të jetojnë dhe veprojnë në Kosovë janë minimale. Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë nevojë të jenë të bashkuar, ta ndihmojnë njëri tjetrin, ta këshillojnë kur është nevoja dhe mos të ndikohen nga politikat ditore të subjekteve politike, që çdo ditë e më shumë po krijon ndasi dhe urrejtje mes qytetarëve. Shteti i Kosovës duhet që të krijojë kushte që kjo pjesë e rinisë që ka mbetur me sytë kah perëndimi, të fillojë të mendojë se edhe në Kosovë ka shpresë për një të ardhme më të mirë, duke u ofruar çdo ditë dëshmi se e tashmja dhe e ardhmja i takojnë vetëm atyre.