Futboll

Ju prezantojmë kundërshtarin e Dritës, FC Differdange 03

FC Differdange 03 nga qyteti Differdange (Diferdanzhe), kampion i Luksemburgut për stinorin 2024/2025 është  kundërshtar i Dritës në kualifikimet e Champions League.

Klubi është themëluar në vitin 2003, kur ishin fuzionuar dy klube të qytetit, Red Boys Differdange dhe AS Differdange.

Pas kishte kaluar nëpër rangje më të ulta, klubi u stabilizua në vitin 2010, kurse për herë të parë kampion i Luksemburgut u shpall në stinorin 2023/2024, duke e përsëritur suksesin edhe në stinorin vijues.

Klubi llogaritet se ka vlerën e afro 2 milionë eurove e lojtari më i mirë konsiderohet Guillaume Trani, me vlerë 250 mijë euro.

Ekipi ndeshjet si vendas i zhvillon në “Stade de la Ville de Differdange” që ka kapacitet prej 3 mijë ulësesh, kurse në ndeshjet si vendas luan me fanella të kuqe.

Është interesant se më 2013/2014 në Europa League kishte eliminuar Laçin e Shqipërisë, kur kishte eliminuar edhe Utrechtin e Holandës, kurse në ndeshjet tjera të shumta në Evropë kryesisht është eliminuar në raundin e parë të garave./kryelajmi.com/.

You Might Also Like