Këtë të enjte, me fillim në ora 21, në Stadiumin “Tolka Park” në Dablin të Irlandës, FC Drita, kampion i Kosovës në Futboll, në kuadër të Europa Conference League do të përballet me ekipin e mirënjohur irlandez FC Shelbourne.
Drita që ka 2 pikë dhe Shelbourne që ka vetëm një në këtë ligë, nga dy ndeshje të zhvilluara, po luftojnë për një vend që dërgon në garat e mëtejme dhe për të dy ekipet kjo është një ndeshje jetike. Gjilanasit kanë mundësi që pikërisht në këtë ndeshje të marrin pikët e vlefshme, ngase në ndeshjet e radhës do të përballen me Shkëndijen e Tetovës, ekipin holandez AZ Alkmar dhe me Rayo Valecanon e Spanjës.
Po kush është FC Shelbourne, kundërshtar i nesërm i Dritës?
I formuar në vitin 1895 me qendër në Dablin, FC Shelbourne është një ndër klubet të vjetra dhe më me traditë në futbollin irlandez.
Ky ekip ndeshjet i luan në Stadiumin “Tolka Park”, që ka kapacitetin e mbi 5500 ulëseve, ka tifozë të flaktë, që përkrahin ngjyrat kuq e bardhë dhe disa herë ka qenë kampion dhe fitues i kupës në Finlandë. Ekipi ka marrë pjesë edhe në Champions League dhe UEFA Cup.
Problemin më të madh e pati në vitin 2006 kur ishte në krizë dhe ishte dashur që të largohet nga liga elitare e Irlandës, por shumë shpejt mori veten dhe është kthyer në sukseset e dikurshme.
Ndeshja FC Shelbourne – FC Drita zhvillohet të enjten me fillim në ora 21 në Stadiumin “Tolka Park” në Dablin./kryelajmi.com/.






