Futboll

Juniorët e Gjilanit të pandalshëm

Ata nuk njohin kundërshtarë as në Gjilan e as jashtë tij. Juniorët e Gjilanit vazhdojnë të shkëlqejnë edhe në pranverë, kurse puna që po bënë kryetrajneri I tyre Refik Rexhepaj po dëshmohet se është ajo e duhura.

Vetëm brenda një jave, forcën e Gjilanit e kanë përjetuar dy ekipe kosovare me nam. Fillimisht djelmoshat kuq e bardhë mposhtën Prishtinën dhe ruajtën pikëdallimin prej shtatë pikësh me të dytin në tabelë, kurse se rezultatet e tyre nuk janë të rastësishme u dëshmua këtë të shtunë, kur mposhtën Trepcën ’89 me rezultat 1:0 edhe atë në Mitrovicë.

Të vetmin gol për gjilanasit e ka shënuar Arbër Mustafa, kurse djelmoshat e Refik Rexhepajt sigurt po marshojnë drejt titullit të kampionit në Superligën e Juniorëve.

You Might Also Like