Gjilan

Ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar komunal

Sot në orët e pasditës, në Gjilan pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Esat Morina, zyrtar komunal në Administratën Komunale të Gjilanit.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Morina.
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Esat Morinës, punonjësit të përkushtuar të Komunës tonë.
Esati do të kujtohet gjithmonë për përulësinë, urtësinë dhe profesionalizmin që e ka karakterizuar gjatë gjithë jetës dhe shërbimit të tij ndaj qytetarëve të Gjilanit. Ai la pas vetes një shembull të mirëfilltë të njeriut të ndershëm dhe të devotshëm.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Esatin.

You Might Also Like