Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Florim Gagica, i cili për shumë vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Fuli do të kujtohet gjithmonë për dashurinë ndaj teatrit dhe mbështetjen e tij të çmuar në skenën tonë. Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Teatri i Gjilanit do të organizojë dhe një mbledhje komemorative, për kohën dhe datën do të njoftoheni paraprakisht!
U prehtë në paqe!
Teatri i Qytetit të Gjilanit