Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare profesori dhe intelektuali nga Përlepnica e Gjilanit, Ibrahim Shabani
Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, ish profesori dhe intelektuali i njohur nga Përlepnica e Gjilanit, Ibrahim Shabani (1932-2025)
“Me dhimbje të thellë në zemër po shkruarj këto fjalë lamtumire për mikun tim të çmuar, i cili u nda nga jeta në orët e mbrëmjes së datës 22 dhjetor 2025. Ikja e tij ka lënë një boshëllëk të madh, jo vetm te familja e tij, por te të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të mësojnë pej tij, sepse ai ishte njeri i mirë, po jo vetëm kaq…
Ai ishte prind i mirë, pedagog i mirë dhe kontribues i madh i jetës kulturore të qytetit të Gjilanit.
Ai ishte profesor i vëretë, jo vetëm me titull, por me shpirt e me mission. Intelektual i rrallë, i ditur dhe i mençur, që dijen e tij nuk e mbajti kurrë për vete, por e ndau bujarisht me nxënës normalista, miq e bashkëpunëtorë. Atdhetar i përkushtuar dhe guximtar në fjalë e në vepra, ai nuk u zmbraps kurrë përballë së vërtetës dhe drejtësisë.
I urtë në gjykim, i butë në fjalë, i vendosur në qëndrime dhe zemërgjërë në veprime, ai ishte shembull njeriu dhe mësuesi. Bujaria, fisnkëria dhe ndërshmëria e tij do të mbeten kujtime të pashlyeshme për të gjithë ne. Ai dinte të dëgjonte, të këshillonte dhe të udhëhiqte pa imponim, me mençuri dhe respekt.
Sot po ndahemi prej tij fizikisht, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë gjatë. Ai do të mbetet i gjallë në kujtimet tona, në dijën që la pas, në ndërgjegjen tonë dhe në dashurinë për atdheun që na mësoi ta mbajmë me dinjitet – ka shkruar Naim Behluli, bashkëshorti i vajzës së profesor Shabanit./Medisfokus.info




