Ndërron jetë Jakup Berisha, veteran i arsimit dhe sportit në Gjilan
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij
Njoftim mortor
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë i dashur, Jakup (Abdullah) Berisha, ka ndërruar jetë.
Ai ishte engjëlli ynë në tokë , njeri me zemër të madhe, i përkushtuar pafund ndaj familjes, gjithmonë i drejtë, i dashur dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Jeta, dashuria dhe sakrifica e tij do të mbeten udhërrëfyes për ne gjatë gjithë jetës.
Lamtumirë babai ynë i shtrenjtë. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.
Varrimi bëhet nesër, më 12.02.2026, në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Të pamet mbahen nga 13.02.2026 deri më 15.02.2026, në Restorantin “Luli”, në Gjilan.




