Gjilan

Ka ndërruar jetë mësuesi Jetullah Kadriu

Në moshën 77-vjecare ka ndërruar jetë mësuesi Jetullah Kadriu, nga fshati Pogragjë, i cili njëherit ishte veprimtar i shquar në aksionin e madh për pajtimin e gjaqeve.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të mësuesit Jetullah, ku është thënë:

 

Me dhimbje te thelle njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 03.07.2020 ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare babai ynë, mësuesi Jetullah Kadriu. Ai ka qenë mësues në shkollën fillore “Liria” të Pogragjës, prej nga vjen, më pas në shkollën “Thimi Mitko” të qytetit. Gjatë periudhës së pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia, mësues Jetullahu ka qenë ndër nismëtaret e parë të pajtimeve të gjaqeve në Anamoravë e më gjerë, bashkë me shokë të mirë, si ishte akademik Mehmet Halimi, mësuesi Reshat Shaqiri, Xhelil Pajaziti, një shok tjetër, shumë punëtor, që quhej Vebi Krasniqi etj. Varrimi i të ndjerit bëhet me ixhindi në fshati Pogragjë.

You Might Also Like