Ka ndërruar jetë sot në Pozharan në moshën 88 vjeçare Sadiullah Alidema, vëllai i patriotit dhe atdhetarit Halil Alidema. Familja e tij ka njoftuar se “është ndarë nga jeta në moshën 88- vjeçare Sadullah Alidema nga Pozharani, vëllai i veprimtarit të njohur në Kosovë, Halil Alidema.
Lajmi është konfirmuar nga familja e të ndjerit duke shtuar se “Për shkak të rrethanave të situatës pandemike me Covid 19, varrimi do bëhet vetëm në prani të familjarëve dhe nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sadullah Alidema u lind e u rrit në një familje atdhetare e cila për shkak të kontributit për çështjen kombëtare shqiptare ishe e përndjekur dhe në shënjestër të regjimit serb. Ai ishte një histori e gjallë sepse rrëfimet e tija për vuajtjet dhe peripeci e familjes së tij të ngushte dhe të gjere ishin një pasuri lidhur me vuajtjet e tyre meqë ish sistemi komunist i kishte shpallur familje armike. Varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e Pozharanit në prezencë të një numri jo të madh të qytetarëve. Aziz Zuka