Ka ndërruar jetë Nijazi Ramadani
Ka ndërruar jetë Nijazi Ramadani, shkrimtar gjilanas, botoi libra me poezi, prozë, roman e dramë, ishte njohës i mirë i teatrit, i dalluar me kritikën e tij në këtë fushë. Po ashtu i vlerësuar edhe në fushën publicistike e gazetareske. Një pjesë të jetës së tij ia kushtoi edhe fushës së arsimit ku punoi si mësimdhënës. (së fundi punoi në shkollën “Mulla Idris Gjilani”, Velekincë, Gjilan).
Me shkuarjen e tij në amshim, Gjilani, por edhe Kosova ka humbur një penë të mprehtë të letrave shqipe që do t’i jepte edhe më shumë krijimtarisë së gjithmbarshme shqiptare…



