Ka ndërruar jetë Rafet Bajrami, ish-veprimtar i dalluar në Gjilan në luftën për çlirim kombëtar. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, kurse dega e PDK-së në Gjilan i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Rafet Bajramit, aktivistit të ditëve të para, njërit ndër themeluesit e degës se PDK-së!
Në nderim të tij do të mbahet një Mbledhje Përkujtimore ku është thënë:
Ftesë për Mbledhjen Përkujtimore dhe përshëndetjen e fundit me Profesor Rafet Bajramin
Këshilli Organizativ ka nderin t’ju ftojë në mbledhjen komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Rafet Bajramit (1940–2025), profesor i dalluar, veprimtar i përkushtuar, atdhetarit dhe mbi të gjitha njeri i edukuar e i respektuar.
Mbledhja Komemorative
E enjte, 27.11.202Teatri i Qytetit – Gjilan
Ora 10:00
Pas mbledhjes komemorative, bëhet varrimi i Prof. Rafet Bajramit, po të njëjtën ditë:
Varrimi
E enjte, 27.11.2025
Varrezat e qytetit
Ora 12:20
Të gjithë familjarët, miqtë, kolegët, dhe qytetarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit tonë të nderuar.
Me respekt,
Këshilli Organizativ




