Ka ndërruar jetë Rukije Kadriu njëra ndër mësueset e para në komunën e Gjilanit. Një gjë të tillë e ka bërë Rexhep Kadriu, i cili ka shkruar:
Të dashur miq,
Ju njoftojë se sot ka ndërruar jetë Rukije Kadriu, bashkëshortja e migjës babes tim.
E ndjera ishte veterane e arsimit e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm në arsimin Gjilanas dhe ishte ndër të parat mësimdhënëse femër në Komunën e Gjilanit, aq më tepër në fshtra të Gjilanit si në Pogragjë e fshtra tjera.
Rukija ka punuar si mësimdhënëse edhe në Dobrevë të Fushë Kosovës dhe së fundmi në Prishtinë. Ishte e qetë dhe profesioniste, e dashur për familjarë e aq më tepër për nxënësit që sot kanë shënuar arritje kulmore në profesione të ndryshme.
Do të mbetet përherë në kujtesën tonë si grua e fortë, familjare e denjë, dhe mësimdhënëse profesioniste dhe e përgjegjshme.
U prehsh në paqe xhixhi Rukije!
RK