Në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë Sali Hasani, ish-mësimdhënës i Bazave Teknike, ish-udhëheqës shkolle dhe ish-sportist, një nga qytetarët më të respektuar të Gjilanit.
I ndjeri ishte gjithashtu aktivist i madh i periudhës paralufte dhe pas lufte, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm, për korrektësinë, ekspeditivitetin dhe përkushtimin në punë.
Ai shquhej edhe si ruajtës i kujdesshëm i shënimeve, si dhe për elegancën dhe korrektësinë profesionale që e karakterizuan gjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku thuhet:
“Me dhimbje dhe pikëllim njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë se sot, më 7 shkurt 2026, u nda nga jeta më i dashuri ynë, Salih Hasani.”
Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e ikindisë.



