Gjilan

Ka ndërruar jetë studiuesi prof. dr. Daut Bislimi

Në moshën 75- vjeçare ka ndërruar jetë studiuesi prof. dr Daut Bsilimi, autor i shumë librave e punimeve që kanë të bëjnë me të kaluarën e popullit tonë. Njoftimin e kanë bërë familjarë të të ndjerit.

Daut Bislimi është lindur në vitin 1945 në fshatin Vërban të Komunës së Vitisë, ku i mori edhe mësimet e para, për të vazhduar më pas shkollimin e mesëm në Gjilan e në Beograd. Studimet i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në degën e historisë, ku kishte diplomuar në vitin 1978, kurse magjistroi në vitin 1982. Në vitin 1996, ai mori gradën shkencore doktor i historisë. Prej vitit 1971 e deri në pensionim ka punuar në Institutin Albanologjik në Prishtinë e më pas ishte redaktor i disa revistave shkencore, duke qenë edhe vet autor i mbi 30 punimeve shkencore nga lëmi i historisë, pjesëmarrës në konferenca e simpoziume brenda dhe jashtë vendit, pastaj autor i disa librave që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë.

Profesori ka dhënë kontribut të cmueshëm në lëmin e historisë duke qenë autor i shumë librave, kurse kontribut të çmuar sidomos ka dhënë në ndriçimin e periudhës gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë viteve 1941 – 1945, formacionet politike e ushtarake, pastaj të figurave kombëtare që kontribuuan në arsimin shqip, vuajtjet e shqiptarëve që kishin ngelur nën pushtmin bullgar, demaskimin e propagandës pesudoshkencore – antishqiptare të  Akademisë serbe të shkencave në fillim të luftës së parë botërore dhe shumë vepra e botime të tjera.

You Might Also Like