Shëndeti

Kadriu: Përkushtimi ynë është rritja e cilësisë së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor

Kadriu: Përkushtimi ynë është rritja e cilësisë së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me u.d. të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin, vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dheu i Bardhë”.

“Kjo vizitë po bëhet në kuadër të vizitave me qëllim të studimit të gjendjes nëpër qendrat e mjekësisë familjare në komunë”, tha Kadriu.

Më tej drejtoresha, tha se .gjatë kësaj vizite u njoftuan nga afër me punën dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët, si dhe biseduan për planet e ardhshme me qëllim të shtimit dhe përmirësimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët.

“Përkushtimi ynë mbetet i vazhdueshëm për të mbështetur stafin shëndetësor dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor”, tha drejtoresha e Shëndetësisë Mimoza Kadriu Qerimi.

You Might Also Like