OPINION

Kah je katandisur oj Ministri e Arsimit ?!

Fehmi SYLEJMANI

Ministria e Arsimit vendosi ta shtyjë fillimin e vitit të ri shkollor, por nuk dha arsye të mjaftueshme pse e bëri këtë dhe çka ka ndërmend të bëjë për këto dy javë ditë. Prandaj, mbeten shumë dilema: Cilat ishin arsyet e shtyrjes së fillimit të vitit të ri shkollor?! Cilat masa i ndërmori gjatë kësaj kohe Ministria?! Çfarë plani hodhi në letër?! Cilat ishin matjet dhe vlerësimet për një shtyrje të mundshme? Kah është katandisur kjo qeveri, që kaq shumë kohe po i duhet me u përballë me realitetin e pandemisë, tash e gjashtë muaj?! A kaq të paditur e të uritur janë këta udhëheqës, që mendjen e kanë kujt t’ia hedhin barrën?! Çfarë mund të ndryshojë për dy javë ditë?! Çfarë presioni psikologjik shkaktoi për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit lidhur me modelet (skenarët) e fillimit të vitit të ri shkollor?! Për çfarë arsye kërkoi miliona euro shtesë nga qeveria për fillim të vitit shkollor?! Çfarë udhëzimi hartoi Ministria, me shumë fjalë, shumë kapituj që përsërisin të njëjtën çështje. Një tautologji tipike?!. Kur do të mbaroj kjo traumë që po e vuajmë të gjithë, për paaftësinë e tyre, çfarë sigurie ka marrë nga IKSHPK-në dhe SBASHK-u se pas dy jave do të jetë gjithçka në rregull me pandeminë?! Kush do të japë përgjegjësi dhe llogaridhënie për gjitha këto që nuk janë arritur deri më tani?! Si po mendojnë për vete, të përfitojnë e të shpëtojnë sa më lehtë nga kjo situatë?! Janë shumë pyetje dhe dilema që Ministria e Arsimit duhet dhënë përgjigje, sepse janë të pafalshëm këta muaj që kanë kaluar dhe nuk është siguruar plotësisht fillimi i vitit shkollor. Është e pakuptueshme shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor, me ato arsyetime të pabaza dhe të papërgjegjshme të Ministrisë së Arsimit, të paktën për e fazën e parë. Derisa bota e qytetëruar po përparon me teknologji dhe ide inovative, ne akoma e kemi frikën e harresës së shkronjave e numrave, që po i bie barra kryesore me shumë prindërve e nxënësve, ndonëse në këtë situatë pothuajse mësimdhënësit kanë mbetur si “spektator”, kuptohet pa fajin e tyre, sepse vullneti i mësimdhënësve është për të filluar viti i ri shkollor. Si mund të kemi një qasje selektive ndaj shumë segmenteve jetësore, pse kjo po ndodhë. A duhet njëherë e përgjithmonë punën ta kryejmë me përgjegjësi të plotë. Pse kërcejmë të marrim poste të larta, e nuk mund t’ia dalim dot, pse kemi aq ambicie të mëdha, kur horizontin e dijës e kemi shumë të limituar?! Deri kur duhet të mendojnë se si të largohemi nga Kosova, nga ky vend i udhëhequr nga njerëz të tillë, që fare se kanë prioritet interesin e qytetarëve. Ju kemi bërë ballë edhe më parë çdo sfide, ta sfidojmë edhe këtë tw pandemisë, t’ia kthejmë jetës kahen nga

gjallëria, nga buzëqeshja e të rinjve, nga perspektiva, nga vullneti, suksesi e ardhmëria. Megjithatë, me rëndësi është shëndeti dhe jeta e njeriut. Koha ecë nuk ndalet. Të kthehemi secili tek angazhimet që na presin.

You Might Also Like