Kamenicë

Kamenica stimulon nënat, dhuron nga 200 euro për çdo lindje

Ky është njoftimi i kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati:
Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida.
Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjet e porsalindura.

You Might Also Like