Gjilan

Kandidati i PDK-së për kryetar dege vizitoi Handikosin

Shoqata HANDIKOS në Gjilan, ishte pikëtakimi i kandidatit për kryetar të degës së PDK-së dhe i bashkëpunëtorëve të tij, me drejtuesit e këtij komuniteti të respektuar. “Me kënaqësi dhe vëmendje dëgjova referimet e menagjerit z. Fatmir Shurdhani dhe të stafit të tij të specializuar, të edukimit, për gjendjen aktuale dhe rrugëtimin e kësaj shoqate deri këtu me shumë sfida e peripeci. Poashtu ishte inspirues fakti se kjo shoqatë ka afruar rreth vetes specialist të fushave përkatëse, të cilët me aq vullnet e motiv të lart iu kanë përkushtuar këtij mësioni human, duke i ndihmuar jashtzakonisht shumë njerëzit në nevojë, pavarësisht kushteve jo të mira financiare me të cilat përballet ky staf specialistësh. Megjithë vështirësitë me të cilat përballet Shoqata e personave me aftësi të kufizuar HANDIKOS, megjithate sot para tyre ne ishim ballëhapur, ngase Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë në pushtet lokal për dy mandate rresht, shoqatë HANDIKOS i kishte qëndruar afër me investime e ndihmesa të ndryshme, pa u kursyer asnjëherë. Edhe në të ardhëm, kurdo që na ipet mundësia, PDK do ti qëndroj pranë në realizimin e projekteve dhe të kërkesave të natyrshme që ka kjo shoqatë. Nga gjendja që e vërejtëm sot, Komuna duhet të reflektoj dhe të bashkëpunojë më shumë në mënyrë që të shqyrtojë seriozisht kërkesat dhe nevojat e HANDIKOS-it në Gjilan”, ka thënë kandidati për kryetar të degës së PDK-së.

 

You Might Also Like