Ish-kampioni i Kosovës, Drita e ka bërë prezantimin e një tjetër transferimi.
Bardhekaltërtit kanë nënshkruar me ish-kapitenin e Llapit, Hamdi Namani.
Mesfushori llapjan është një nga më të mirët në futbollin kosovar dhe Drita me të ka bërë një transferim bombastik.
Ka qenë vetë klubi i Dritës që e ka prezantuar Namanin duke publikuar videon në faqen e saj zyrtare.
Namani iu ka bashkuar skuadrës gjilanase nga Llapi, pasi për disa vite ka qenë lider i skuadrës llapjane.
Pas Namanit, Drita pritet ta prezantojë edhe njërin nga sulmuesit më të mirë shqiptar në Maqedoni, Izair Eminin.