Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se nipi i tij, kapiteni Luan Haradinaj është fejuar me një vajzë nga Gjilani, Anila Sylaj.
Ja postimi i plotë i tij:
Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani.
Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin, Vetonin dhe dajën e Luanit, Selim Fetahaj, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën.
Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës!





