Klubi FC DRITA ju njofton që ka ndarë rrugët me sulmuesin, Kastriot Rexha.
Rexha ishte ribashkuar me klubin në janar të vitit të kaluar dhe kishte kontratë deri më 30 qershor, 2021.
Rexha pas problemeve të vazhdueshme nga lëndimi në gju, nuk arriti të na ndihmoj deri në fund të kampionatit.
Për pasojë, pas ndeshjes së xhiros së 28-të iu desh t’i nënshtrohej operimit në gju, për ta përfunduar para kohe kampionatin.
Edhe pse lëndimi do ta mbajë Rexhën jashtë fushave për një kohë, ne si klub prapë i ofruam kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin me të, por që lojtari nuk e pranoi ofertën e dhënë nga klubi.
Klubi jonë FC DRITA e falënderon Kastron për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë dhe suksese kudo që do të vazhdojë karrierën.