Një lajm aspak i mirë për klubin dhe për sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexha, i cili duhet ta mbyll sezonin para kohe.
Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetesime në gjurin e tij të majt dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit.
Pas kontrollave të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet t’i nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin e Dritës, kur dihet që është në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.
Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime.
Urojmë që operimi të ketë suksese dhe Rexha ta kalon sa ma shpejtë këtë lëndim.