Shkruan: Ilmi Musliu
Vdekja është vërsulur pamëshirshëm këtë vit mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit. Brenda tre muajve të fundit, i ndau prej nesh kolegët Ibrahim Sefedinin nga Vitia (Koha ditore), Hamdi Shabanin (Radio-Gjilani) dhe Ardita Sylejmanin (RTK).
Në fillim të këtij viti iku gazetari Tefik Selimi (Bota sot).
2019-ta do të mbahet mend pēr mortin që lëshoi mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit.
Brenda viteve 2004-2018 kanë vdekur edhe tetë gazetarë të tjerë.
Në dhjetor 2018 ndërroi jetë gazetari Xhavit Salihu (themelues dhe pronar i Radio Star).
Gjatë vitit 2017 ikën kolegët Ganimet Klaiqi (Koha ditore) e Gani Korça (Radio-Gjilani), kurse në tetor 2015 ndërroi jetë gazetari Jusuf Bislimi (RTP).
Në vitin 2012, aksidentalisht humbi jetën gazetari Petrit Sherifi (Zëri), kurse një vit para tij (2011), vdekja e mori kolegun Ramadan Bislimi (Rilindja, Radio- Gjilani).
Në vitin 2005 u vra gazetari Bardhyl Ajeti (Bota sot).
Më herët, gjatë 2004 ndërroi jetë gazetari Rexhep Demiri (Rilindja).
Para luftës në Kosovë, kanë ndërruar jetë gazetarët Nexhat Mustafa (Radio-Prishtina) e Nexhip Bejta (Radio-Gjilani, Rilindja).
Ibrahim Sefedini nga Vitia (Koha ditore)
Hamdi Shabani (Radio-Gjilani)
Ardita Sylejmani (RTK)
Tefik Selimi (Bota Sot)
Xhavit Salihu (Radio Star)
Ganimet Klaiqi (Koha Ditore)
Gani Korça (Radio-Gjilani)
Jusuf Bislimi (RTP)
Petrit Sherifi (Zeri)
Ramadan Bislimi (Rilindja, Radio-Gjilani)
Bardhyl Ajeti (Bota Sot)
Rexhep Demiri (Rilindja)