Gjilan

KBI I GJILANIT DHE SHH “BEREQETI” NDAJNË 100 PAKO USHQIMORE PËR SKAMNORË

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në koordinim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Këto pako përbëheshin prej gjërave më elementare për përgatitjen e iftarit dhe të syfyrit.
Pakot ishin donacion nga shoqatat kuvajtiane dhe donatorët vendorë në projektin Sofra e Ramazanit.
Sipas njoftimit të koordinatorit të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Ilaz Mustafa, aksioni Sofra e Ramazanit vazhdon edhe më tutje, ku donatorët mund të kontribuojnë me 40 euro për çdo pako ushqimore.

You Might Also Like