Gjilan – Veterani i arsimit Ragip Abazi ka ndërruar jetë këtë të premte. Sipas familjarëve për shkak të masave anti-Covid, varrimi bëhet vetëm në prani të familjarëve, sot në ora 15.00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familjes së Ragip Abazit telegram ngushëllimi i ka dërguar edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Në telegram thuhet:
Lajmi për vdekjen e mësuesit veteran, bashkëveprimtarit në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsim Ragip Abazi, është lajm i dhimbshëm për mua dhe ata që e njohën Ragipin.
Ragipin do ta kujtoj përherë si një luftëtar të pa kompromis kundër padrejtësive dhe dukurive të tjera negative.
Me këtë rast familjes së Ragipit, shokëve dhe miqve të tij ju shprehi ngushëllime të sinqerta.
Me respekt
Ismajl Kurteshi