Merita Sahiti, tani një emër shumë i njohur për publikun dhe njëherit këngëtare e formësuar e estradës nuk ndalon së vepruari as në kohe pandemie . Zëri i sajë i paraqitur në këngët që ajo i këndon i prekë thellë zemrat e publikut. Një goditje emocionale tani bëri me këngën e sajë të fundit e cila u lansua në ditën e festës së Kurban Bajramit, e cila këngë bëri jehonë dhe u mirëprit jashtëzakonisht, sidomos nga mërgimtarët, të cilët në pamundësi të jenë prezent pranë familjeve të tyre për shkak të gjendjes së rëndë nga pandemia Covid-19, ata përmes këngës “Ty VITI” (Cover Burim Emini) po çmallen me vendlindjen.
Merita zgjoi kërshërinë te publiku duke iu sjellë dromca vendlindjeje edhe atyre që sot janë në mërgatë . Kënga u realizua shumë bukur nga një staf shumë profesional, duke filluar nga riokestrimi në studion Antax Studio te Egzon Bajraliu, videoklipi në Plus Televizion u realizua shumë bukur, ku përveç tekstit unikat i bërë nga Izet Rraci, i cili përshkruan fëmijërinë dhe mallin e pa shuar për vendlindjen, për lojërat, për prindërit në veçanti. Gjithashtu edhe objektivi pra syri i kamerës ka marrë pjesë të rëndësishme të qytetit të Vitisë , ku përmes pamjeve vërtetë iu jep ndjesinë e të qenurit në vendlindje të gjithë atyre që sot janë larg sajë.
Është kjo hera e parë që nga pas lufta e dhe më herët ku qytetit të Vitisë i këndohet dhe përmes këngës, Vitia të ketë një përshkrim të tillë të detajuar vetëm përmes një kënge më gjithsejtë 3 minuta e 45 sekondave.
Neve publikut nuk na mbetet tjetër vetëm të mbështesim Meritën dhe artistët tjerë si kjo që për herë kur është nevoja pasqyrojnë vlera të bukura për vendin e tyre, ne duhet të ju ndodhemi pranë me mbështetje. Shpresojmë që me një bashkërenditje të veprimeve të të gjithë spektrit mund të ia dalim që edhe qyteti i Vitisë të jetë vendi ku pasqyron vlerat qe i ka e ende janë të panjohura për një pjesë të publikut kosovarë, e këtë vetëm përmes artit e kulturës Vitia i ka shpalosur qe sa vite të përfaqësuar nga grupe dhe shoqata artistike e deri te Qendra Kulturore “ANAMORAVA”, e cila këtë qytet e bëri te njohur duke i përfaqësuar vlerat e tija në arenën e kulturës tonë kombëtare dhe jashtë sajë.
Mbesim me shpresë që Merita Sahiti po edhe të tjerë si kjo mos të ndalen dhe të na surprizojnë edhe më tutje me vepra të bukura sikur kjo që tani u realizua.
Meritës i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe karrierë të bujshme njëherit presim edhe realizime të tjera të radhës.