Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, zhvilloi një takim informues dhe koordinues me disa nga këshilltarët për karrierë të shkollave të mesme të larta.
“Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në mbështetje të maturantëve, me fokus të veçantë orientimin e tyre në karrierë dhe informimin për mundësitë arsimore dhe profesionale pas përfundimit të arsimit të mesëm”, tha Jeton Rexhepi.
Më tej drejtori për Arsim, theksoi se roli dhe detyrat e këshilltarit për karrierë në shkolla, si bashkëpunëtor profesional, paraqesin një komponent të rëndësishëm në mbështetjen dhe orientimin e nxënësve në procesin e planifikimit të së ardhmes së tyre akademike dhe profesionale.
Sipas tij përmes këshillimit profesional dhe aktiviteteve orientuese, ata ndihmojnë nxënësit në identifikimin e interesave, aftësive dhe potencialit të tyre, duke kontribuar në marrjen e vendimeve të informuara për rrugëtimin e tyre arsimor dhe profesional.
“Drejtoria për Arsim, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të shërbimeve profesionale në shkolla, me synim rritjen e cilësisë së procesit arsimor dhe përmirësimin e rezultateve edukativo-arsimore”, tha drejtori Jeton Rexhepi.




