Gjilan

Këto janë projektet e dëshiruara për banorët e Lagjes së Tetë

Kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, gjatë takimit me banorët e lagjës së Tetë, diskutuan mbi mundësitë që Buxhetimi me Pjesëmarrje u ofron qytetarëve që marrin pjesë në planifikimin e fondeve publike, si dhe për propozimet e investimeve në këtë lokalitet.
Propozimet për projekte nga banorët e lagjes së Tetë, për fazën e dytë të votimit janë:
1. Terreni sportiv
2. Parku i lagjes
3. Rregullimi i rrugës afër shkollës
Më 27 maj, në lagjen e Tetë, do të organizohet votimi për projektin me prioritet për banorët e lagjes.

You Might Also Like