Gjilani në fund të stinorit vjeshtor është renditur në pozitën e katërt që mund të konsiderohet sukses.
Nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara del se ekipi I Gjilanit më së keqi pësoi nga Ballkani, ekip me të cilin humbi si në shtëpi (1:3) ashtu edhe në Suharekë (1:4). Këtë përshtypje ka mundësi t’a përmirësojë në ndeshjen për kupë, kur sërish në Suharekë do të përballet me Ballkanin. Dy humbje Gjilani I pati edhe nga Prishtina (0:1, 0:3).
Ekipi kuq e bardhë më suksesshmi u tregua me Ferizajn, të cilin e mundi dy herë (2:0, 1:0) dhe me KEK-un (3:2, 2:0), kurse fitore që duhet veçuar ishte edhe ajo ndaj Dritës (1:0).
Ja rezultatet e plota të Gjilanit në stinorin vjeshtor: